Rrufeja godet nënstacionin Tepelenë – 13 zona pa energji elektrike

13 zona që furnizohen nga nënstacioni Tepelenë kanë mbetur pa energji për shkak të goditjes së tij nga rrufeja gjatë pasdites së sotme.

Si pasojë e shkarkimit të fuqishëm atmosferik, janë dëmtuar zbarrat 10 kv të transformatorit të këtij nënstacioni.

Kështu, sipas OSHEE-së, pa energji elektrike kanë mbetur: qyteti i Tepelenës, Bënçe, Legdush, Fermë, Beçisht, Dragot, Luath, Mezhgoran, Luzat, Uji i Ftohtë, Lekël fshat,  Hormovë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, OSHEE njofton se po punohet për riparimin e defekteve të shkaktuara nga rrufeja për të rikthyer sa më parë energjinë në këto zona.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?