Rruga “Azem Hajdari” në Shkup, i biri: Patriotët, e njohin njëri-tjetrin

 

Me iniciativë të Izet Mexhitit, kryetar i komunës së Çairit, një rruge të kësaj qendre, rezistencë historike e vlerave patriotike të kombit shqiptar, iu vendos emri “Azem Hajdari”.

Djali i Azem Hajdarit, Kiri ka shprehur falënderime dhe mirënjohje për Këshillin Komunal dhe të gjithë shqiptarët e Çairit, Shkupit dhe tërë trevave shqiptare për mbajtjen gjallë të idealeve të babait të tij.

“Eshtë një nga ngjarjet më emocionuese të jetës sime dhe do mbetet një kujtim i pashlyeshëm, ky aktivitet në këtë lagje heroike dhe të lavdishme për të gjithë shqiptarët. Jemi këtu sepse trimat dhe patriotët e vërtetë mbështesin njëri-tjetrin dhe i dalin ballë kombit në momentet më kritike. Sot inaugurojmë rrugën jo vetëm të Azemit, por rrugën e lirisë dhe vlerave të besimit më të mirë tek ajo, për të cilën kanë luftuar dhe sakrifikuar shqiptarët ndër shekuj. Azemi me të gjithë të rinjtë e Lëvizjes Studentore 25 vite më parë ishin dhe mbetën një model lirie dhe vlerave të idealeve të saj. Duke ju shprehur mirënjohjen me të thellë ju falenderoj dhe një herë për patriotizmin dhe shqiptarinë që e mbroni me kaq dinjitet ndër breza”, – shkruan Kiri Hajdari në faqen e tij në “Facebook”.

SHKARKO APP