Rruga bashkoi kombin, por ndau fshatrat

Mungesa e mbikalimeve si dhe lidhja me segmente dytësore në Rrugën e Kombit vijon të ndajë fshatra në afërsi të Kukësit. Mënyra e vetme për banorët është të kalojnë trafikndarëset por duke u kthyer dhe në burim aksidentesh për të tjerë.

Janë dy lagjet e Kodër Lumes e Rexhepajt në Kukës që përballen me këtë rrezik. Kryefamiljarët s’kanë reshtur asnjëherë të kërkojnë zgjidhje përmes rrugëve dytësore Së fundmi, kompania koncesionare po mbyll me gardiela metalike të gjitha shtigjet që kishin akses në autostradë, por pa krijuar mundësinë e lëvizjes për banorët në këto zona.

Një nënkalim i lënë për akses me pjesën tjetër, nuk është shoqëruar me ndërtimin e rrugës lidhëse dhe nuk e kryen funksionin e tij.  Në projekt është ndërtimi i rrugës dytësore paralel me Rrugën e Kombit, por nuk është zbatuar. Banorët thonë se do të detyrohen të qëndrojnë në rruge, madje edhe ta bllokojnë atë deri në zgjidhjen e problemit të tyre.

SHKARKO APP