Rruga “Dritan Hoxha” në Tiranë me rrjet të ri ujësjellësi

Bashkia e Tiranës ka përfunduar një tjetër inivestim të rëndësishëm në rrjetin e ujësjellësit me impakt të drejtpërdrejtë në jetën e banorëve të rrugës “Dritan Hoxha”.

Investimi, që është bërë sipas parametrave bashkëkohore, me materiale cilësore dhe profesionalizëm maksimal, përmirëson ndjeshëm cilësinë e furnizimit me ujë dhe eleminon humbjet e shkaktuara nga amortizimi i rrjetit të vjetër.

Në kryeqytet punohet çdo ditë dhe me ritme të shpejta për të përfunduar në kohë çdo ndërhyrje, për të siguruar qëndrueshmëri dhe cilësi në furnizimin me ujë të pijshëm për qytetarët.

 

SHKARKO APP