Rruga e Kombit, bllokohet kalimi mbi urën e Drinit të Zi

Është bllokuar mëngjesin e kësaj të mërkure, aksi rrugor mbi urën e Drinit të Zi, që lidh Rrugën e Kombit, për shkak të transportimit drejt Kosovës të materialeve të prodhimit të energjisë me erë, nga 10 trajlera me gjatësi 30 metra secili.

Kalimi i tyre në këtë urë ka shkaktuar krijimin e radhëve të gjata të automjeteve. Policia Rrugore e Kukësit ndodhet në vendngjarje, në përpjekje për të menaxhuar situatën e rëndë të trafikut.

Kompania që mirëmban Rrugën e Kombit, ndërkohë, për të lehtësuar kalimin e automjeteve ka bërë edhe zbërthimin e mbrojtëseve anësore të urës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?