Rruga e Kombit, Haxhinasto deklaron: Me 15 tetor kompania fituese, 5 euro kalimi

 

Ministri Edmond Haxhinasto, i cili çeli edhe sezonin e ri të emisionit “ Tonight Ilva Tare” deklaroi se në garë janë katër kompani të huaja dhe se prioritet do ti jepet asaj kompanie që do të ofrojë kërkesën për subvencion më të ulët nga ana e shtetit.

Për 35-vjet kompania fituese do të ketë nën administrim këtë rrugë, ndërsa qytetarët do të paguajnë 5 euro për kalimin e saj.

Haxhinasto: “Siç e kam thënë herën e kaluar, u realizua faza e parë e tenderit. Kemi katër kompani në garë dhe me 15 tetor do të kemi fituesin e menaxhimit dhe të ndërtimit të përfundimit të Rrugës së Kombit. Llogaritja është bërë 5 euro për të kaluar rrugën përfshirë edhe TVSH, që është më e ulët sesa mesatarja rajonale për tarifa të ngjashme.Elementi dallues në këtë garë do jetë kompoania që do të ofrojë kërkesën për subvencion më të ulët nga ana e shtetit. Angazhimi i shtetit të jetë më i vogli. Katër kompanitë janë të huaja, janë të lidhura me nënkontraktorë shqiptarë. Koncesioni do të jetë për një periudhë 35 vjeçare”.

Haxhinasto tha gjithashtu se kompania fituese parashikohet të investojë 38-43 milion dollarë për përfundimin e plotë të rrugës.

Haxhinasto: Kërkesa kryesore është që të përfundojë rruga, sepse është e papërfunduar akoma. Kërkohet të bëhet ura e re e Kukësit, të rregullohet një pjesë e rëndësishme skarpatesh gjatë gjithë gjatësisë së rrugës, po kështu tuneli në dalje të urës së Kukësit dhe disa elementë të rrugës. Është parashikuar një investim midis 38-43 milion euro që do ta bëjë kompania që do ta marrë në konçesion. Ajo do të ketë për detyrë dhe mirëmbajtjen rutinë dhe atë periodike”.

Një tjetër vepër po aq e rëndësishme është edhe ajo e Rrugës së Arbrit. Ministri tha se kompania kineze është në përgatitje të ofertës dhe brenda shtatorit do t’ia paraqesë shtetit shqiptar.

Haxhinasto: Ne jemi në një komunikim të vazhdueshëm me kompaninë kineze që ka marr zyrtarisht kontributin tonë në informacion dhe studime. Është duke përgatitur ofertën përfundimtare që do të negociohet brenda 60 ditëve siç e kërkon ligji. Ne jemi në pritje. Brenda shtatorit ajo duhet të vijë dhe pastaj janë edhe 60 ditë të tjera negociimi.

Mund të ketë ndonjë tërheqje të kompanisë kineze?

Haxhinasto: Jo nuk mund të them, por nuk preferoj të jap data dhe të jem kategorik në konkluzione.

Samiti i Vjenës dhe plani marshall për rajonin

Do ta nis me samitin e Vjenës, çfarë do përfitojë Shqipëria nga ai ashtëquajturi plani marshall?

Haxhinasto: Nuk do ta quaja të tilla, plani marshall ka pasur një mekanizëm krejtësisht tjetër të financuar nga SHBA për rimëkëmbjen e Europës. Mund të them se ka ngjashmëri të madhe mes thelbit të procesit të Berlinit dhe asaj që do realizohet për rajonin. Mendoj se procesi ka shumë dimensione, ka atë politik që duket se është akoma i nevojshëm në rajonin tonë. Por ka dimensione të integrimit të vendeve, integrimit në BE dhe dimensionin shumë të rëndësishëm lidhur me impaktin që do japë në fusha si energjia etj.

Mos mbeti në aspektin fjalë, fjalë dhe asgjë konkrete?
Haxhinasto: Unë pashë një zhvillim konkret. Dy janë elementët në sektorin që unë mbuloj. Segmentet kombëtare janë bërë pjesë e rrjetit bazë ballkanik dhe europian, janë segmente shumë të rëndësishme për Shqipërinë si pjesa shqiptare e korridorit Adriatiko-jonian, rruga e kombit, porti i Durrësit, aeroporti i rinasit, lidhja hekurudhore e Shqipërisë deri në kufi me Maqedoninë.

Janë rrugë që do marrin financime apo projekte të mundshme?
Haxhinasto: Rrjeti bazë është një rrjet i përzgjedhur nga KE në bashkëpunim me vendet e rajonit, proces në të cilin është përcaktuar që nga infrastruktura fizike kombëtare cila është më e rëndësishmja për të qenë pjesë e rrjetit rajonal dhe pastaj atij europian. Këto do të kenë atraksion shumë më të madh për tu financuar qoftë nga BE. Uroj që paketa prej 6 milionësh që është premtuar të bëhet konkrete dhe të rritet pasi nevojat janë shumëq më të mëdha sesa kaq. Besoj do jetë tërheqëse edhe për investitorët e huaj.

Përmendet disa akse që i quajtët si interesante, tërheqëse në ndërlidhjen rajonale, çfarë do të thotë se janë tërheqëse?

Haxhinasto: Janë segment e të rëndësishme të infrastrukturës që lidhin kryeqytete me njëri-tjetrin, që i shërbejnë në mënyrë të veçantë infrastrukturës kombëtare dhe asaj rajonale. Por tërheqëse edhe në kontestin e fizibilitetit të projektit, pra në kthimin e investimit. Përzgjedhja ka qenë e tillë që këto projekte mund të financohen fare mirë nga investitorët privatë.

Si do të funksionojë që secili prej vendeve pjesmarrëse do të financojë vetë për këto akse që do të përzgjidhen?

Haxhinasto: Këto janë projekte që u përkasin dy a më shumë vendeve, si korridori adriatiko-jonian dhe segmente të tjera. Mekanizmi si do të financohen këto projekte do përpunohet më tej edhe në varësi të burimit të financimit, të institucionit që do të bëjë financimin e që do vendosë rregullat e veta sesi do realizohet prokurimi dhe investimi. Me rëndësi është që ka angazhim konkret nga vendet që përfitojnë nga këto segmente dhe që kanë filluar bashkëpunimin e menjëhershëm. Kështu ka bërë Shqipëria me Malin e Zi një kërkesë të përbashkët për të tërhequr financim për fizibilitetin e projektit Adriatiko-Jonian. Ka pasur bashkëpunim shumë të mirë dhe me Serbinë dhe Kosovën.

A do ketë një garë në vendet ballkanike për të fituar nga këto fonde, do varet nga projekti?

Haxhinasto: Sigurisht që atraktiviteti dhe cilësia e projektit është si parim i përgjithshëm dominues në tërheqjen e investimit. Pa diskutim që kjo do të ndodhë. Por vendeve u është kërkuar të përcaktojnë edhe angazhimin e tyre buxhetor. Po kështu vendeve të rajonit u është kërkuar të kenë të ngrituir mekanizmin e përzgjedhjes së projekteve prioritare në nivel kombëtar. Në terësinë e projekteve që po diskutojmë secili vend përcakton se cili është i pari, i dyti e me radhë. Ne kemi filluar ta përgatisim dhe besoj se do jetë një ushtrim i sukseshëm nga ana jonë.

Kur do të ketë një finalizim apo nisje zyrtare ky plan, këto projekte. Ka afate?

Haxhinasto: Mendoj se afatet janë vetë procedurat përkatëse që kërkojnë fondet e ndryshme, që kërkon BE, BERZH apo dhe kuadri i investimeve i Ballkanit Perëndimor që tashmë ka miratuar studimin e fizibilitetit për një sërë projektesh si ai Durrës –Lin sa i takon hekurrudhës, apo dhe projekte të tjera. Është miratuar nga ana e këtij fondi. Nuk mund të them se ka një hartë rruge standard për të gjitha projektet. Kjo do të varet nga institucioni financiar që do të financojë këto projekte.

Gjithçka do të përfundojë rreth 2030 nëse do ecin mbarë dhe rrugët do të shtrohen edhe në Ballkan?

Haxhinasto: Pritshmëria e BE është që vendet e rajonit deri në vitin 2030, ose më mirë ky ushtrim i drejtuar nga BE ka qenë që për këto projekte të alokohen të gjithë burimet e mundshme buxhetore të secilit vend për infrastrukturë. Ne kemi pasur një qëndrim të vazhdueshëm, kemi kërkuar angazhim më të madh nga BE, KE, me qëllim që efekti të ishte ai i duhuri. Dihet që vendet e rajonit i kanë mundësitë shumë të kufizuara dhe është e domosdoshme që të kemi një plan marshall të mirëfilltë, jo vetëm premtim me shifgra të caktuara por të kemi një % të caktuar që ti jepet bvendeve të rajonit në mënyrë të vazhdueshme.

A do të thotë se do të ketë edhe një shtim të buxhetit për Ministrinë e Transporteve?

Haxhinasto: Janë shumë projekte që janë duke u realizuar nga kjo mazhoracë. By-passi i Rrogozhinës ka filluar tashmë, ai i Fierit, i Vlorës, rruga Qukës-Qafë Plloçë, pavarësisht se përgatitja e procesit mund të ketë filluar 2-3 vjet më përpara. Fakti është që këto projekte kanë filluar tani. Unë uroj që ky sektor të përfitojë sa më shumë, por përgjegjshmëria politike është që paketa e investimeve kapitale të jetë e harmonizuar, të mos lërë sektorë të tjerë pa financuar dhe në fund të kontribuojë për një rritje ekonomike më të lartë dhe punësim për njerëzit.

Aksioni per karburantet

Pikat e karburantit, ka nisur një reformë, po bënit një studim herën e fundit që ishit këtu, çfarë ndodhi?

Haxhinasto: Studimi ka përfunduar, kemi marrë një segment konkret rrugor nga Plepat në Rrogozhinë. Kemi nxjerrë situatën e karburanteve dhe të ndërtesave të tjera në këtë segment rrugor. Kemi bërë fotografimin e situatës, tani jemi në fazën që filtrimit dhe vlerësimi i kësaj gjendje të bëhet nëpërmjet disa mekanizmave. Është diçka komplekse, pasi njerëzit kanë investuar miliona në ato objekte. Prandaj nuk mund të bëjmë diçka të nxituar. Më mirë të hedhim hapat si duhet, në kohën e duhur dhe të ketë efekt.

Kjo është pak e diskutueshme,se i kanë hedhur paratë se kanë dashur..

Haxhinasto: Në mënyrë të paligjshme një pjesë e konsiderueshme e tyre, por kemi respekt për çdo para qytetari që hidhet. Ky studim do të filtrohet në disa hallka, përfshirë edhe hallkën e cilësisë së karburanteve që është një problem madhor për vendin, do kalojë në filtrin e legjitimitetit të ndërtimeve, e legjitimitetit e standartit të ndërtimit të këtyre karburanteve dhe sigurisht edhe në bëzë të kriterit ekonomik nëse kanë pasur një sjellje normale sa i takon detyrimeve fiskale që ato kanë.

Çfarë do të ndodhë tani pas studimit?

Haxhinasto: Jemi në fazën e filtrimit të gjithë këtyre dimensioneve, teknike, ekonomike, ligjore, por duke parë dhe cilësinë e karburanteve.

Ideja e autogrilleve do bëhet realitet?

Haxhinasto: Ne tashmë kemi disa autogrille që janë ndërtuar me cilësi shumë të lartë. Koncepti jonë për shfrytëzimin e rrugëve kombëtare për këto qëllime është që të kemi një barazlargim të objekteve që përdorin rrugën kryesore dhe duke respektuar të gjitha standardet e tjera teknike të ndërtimit të tyre. Ky është një proces, nuk mund të ndodhë në një ditë. Një pjesë e mirë e objekteve të fotografuara i kanë respektuar këto kritere.

Deri në fund të këtij mandati do të bëhet diçka për karburantet, për një riorganizim tjetër?

Haxhinasto: Kemi folur gjithashtu për anën proceduriale të miratimit përfundimtar të atyre objekteve, jo vetëm karburanteve që do jenë me miratim në KKT.Duke bërë projektin e një segmenti rrugor.

Aeroporti i Rinasit dhe çmimet e biletave të avionëve

Konçensioni i aeroportit të Rinasit, çfarë po ndodh me të?

Haxhinasto:Patatet e nxehta janë ato çështje që nuk trajtohen si duhen, për aeroportin e Rinasit ka pasur një qasje konstruktive, në kohën e duhur, seriozitetin maksimal nga ana e Ministrisë dhe institucioneve të tjera me qëllimin që ne ta zgjidhim problemin që ka krijuar kontrata koncesionare dhe të kemi mundësi të hapim tregun e shërbimeve aeroportuale në Shqipëri. Jemi në një fazë shumë të rëndësishme të negociimeve. Presim një përgjigje, me datën 9 shtator do të mblidhet bordi i aksionerëve të aeroportit të Rinasit. Uroj për një përgjigje pozitive për çfarë i kemi kërkuar ne.

Kush ka drejtuar negociatat?

Haxhinasto:Negociatat janë drejtuar nga Ministria e Transportit në bashkëpunim me atë të Ekonomisë. Në mënyrë mënyrë të vazhdueshme kemi informuar edhe Kryeministrin për ecurinë e negociatave. Janë zhvilluar mbi bazën e një platforme të miratuar në komitetet ndërministrore.

Kanë qenë negociata të lehta, të vështira?

Haxhinasto:Fakti që negociatat po ecin kaq shumë tregon se ato nuk janë aspak të lehta sepse duhet të gjesh rrugën e duhur për të zgjhidhur një çështje të qartë ligjore që është kontrata, që është ekskluziviteti. Kemi zgjedhur rrugën e përqasjes ekonomike, që ekskluziviteti të hiqet duke garantuar modelin ekonomik të aeroportit, të ardhurat e parashikuara të aeroportit me qëllim që të mos komprometojmë pritshmëritë e aksionerëve të aeroportit. Zgjidhjen për impaktet, apo efektet që do jepre për aeroportin e Rinasit hapja e aeroportove të reja të reflektoheshin në zgjatjen e periudhës konçensionare. Nuk është një ushtrim i lehtë. Është e vështirë të kalkulosh efektet e aeroporteve që ende nuk janë ndërtuar. Psh efekti i një aeroporti potencial të ndërtuar në Vlorë, Sarandë apo vend tjetër është e vështirë të kalkulohet sot. Kemi rënë dakord të qëndrojmë tek efektet që mund të jepte aeroporti i Kukësit, duke qenë se kemi një vlerësim të përafërt mbi impaktin që do të sillte hapja e këtij aeroporti për trafikun në Rinas, si rrjedhojë edhe reduktimine trafikut të tij. Jemi në pritje të këtij propozimi të bërë nga ana jonë, pastaj me kalimin e kohës do të diskutojmë edhe për çështje të tjera si aeroporti i Vlorës, Sarandës.

Nëse bien dakord për hapjen e aeroportit të Kukësit, a keni studiuar nëse ka kompani  low-cost të interesuara për të ardhur aty?

Haxhinasto:Personalisht kam takuar disa që kanë shprehur interes për tregun shqiptar. Ky treg është në rritje në Europë, por akoma nuk është prezent në tregun tonë dhe kjo është një nga arsyet për çmimin e lartë të biletave. Kompanitë kanë ardhur, janë akoma të interesuara.Sigurisht e kanë të vështirë të operojnë me tarifat që ka aeroporti i Rinasit. Kanë parë me vëmendje atë të Kukësit, por bëjnë studimet dhe analizat e tyre. Ne operacional gjithashtu bëjmë tonat, sepse duken disa ndërhyrje në aeroport për ta bërë atë pasi ka kohë që nuk përdoret. Janë disa hapa për tu bërë, sigurisht që ne i shërbejmë ardhjes së këtyre kompanive.

Ku qëndron hezitimi i kompanisë?

Haxhinasto:Ne kemi rënë dakord që me gjetjen e një zgjidhje të pranueshme ekskluziviteti të hiqet. Por sigurisht kompania ka disa aksionerë dhe një pejsë e tyre kanë bërë dhe llogaritë e fitimeve mbi bazën e gjendjes aktuale dhe nuk duan të marrin rrisqe që sipas tyre mund të ndryshonin nivelin e tyre ekonomik. Ne i kemi dhënë këto garanci.

Nëse nuk arrihet marrëveshja?

Haxhinasto:Nëse nuk arrihet, ka rrugë të tjera të cilat do të diskutohen. Kemi zgjedhur mënyrën miqësore, racionale dhe përqasjen ekonomike për negociatat.  Këto mënyra të tjera mund të jenë mënyra ligjore, opsion është edhe prishja e marrëveshjes por që nuk do të donim pasi aeroporti i Rinasit ka sjellë një pjesë të Europës në Shqipëri, është i një standardi shumë të lartë.

Kur do të ulen çmimet e biletave të avionëve?

Haxhinasto:Çështja e çmimeve funksionon në bazë të kërkesës dhe ofertës, këto ligje të ekonomisë së tregut ne duhet ti respektojmë. Sigurisht që ka mekanizma që ne ndikojmë. Ndikimi më i madh që ka bërë qeveria ka qenë heqja e monopoleve në aviacionin civil. Hapja e tregut pas falimentimit të kësaj kompanie solli në 60% të tregut që janë udhëtimet me Italinë reduktim të biletave për 2014 rreth 80% në sezonin e ulët dhe në sezonin e lartë 24%. Në 2015 në sezonin e ulët ka pasur një ulje 29% dhe në sezonin e lartë 40%

SHKARKO APP