Rruga e Kombit kalohet free! Çfarë ndodh një ditë pas protestës

Dje kalimi në pikën e koncesionarit në Rrugën e Kombit kryhet normalisht dhe pa pagesë, por kjo e dielë nuk është e njëjta situatë.

Ndërtesa e pagesës së tarifës në Rrugën e Kombit i ngjason një godine të bombarduar. Pranë sporteleve të shkrumbuara nga zjarri qëndron vetëm një patrullë e Policisë Rrugore, ndonëse për shkak të motit të rënduar me reshje të dendura shiu nuk ka ndonjë fluks të shtuar të lëvizjes së automjeteve në rrugë.

Gjithashtu, deri mesditën e së dielës nuk kishte nisur asnjë punë për të riparuar dëmet. Gjithçka ishte lënë ashtu siç mbeti pasi protestuesit e pushtuan. Mëngjesin e kësaj të diele nuk ka më protestues dhe forca polici, por as punonjës të kompanisë koncesionare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kalimi pa pagesë i automjeteve kryhet në vetëm dy sportele, pasi në dy të tjerat qarkullimi pengohet nga mbetjet në rrugë. Xhama, copa metali dhe kioskat e shkatërruara janë ende në rrugë dhe pengojnë mjetet.

Swiss Digital Mobile Reklama
Rruga e Kombit kalohet pa pagesë - Top Channel Albania - News - Lajme

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?