Rruga e Kombit, Malaj: Të kompensohen shtresat e varfëra, pagesa të jetë në lekë

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, propozon që përdoruesit e shpeshtë të Rrugës së Kombit si dhe banorët e zonës që i përkasin shtresave të varfëra të kompensohen nga shteti, në mënyrë që tarifa e rrugës të mos kthehet në kosto reale.

Arben Malaj: “Një pagesë e rrugës, në qoftë se ajo ndodh 1, 2, 3 herë nuk është një element që kërkon politika specifike, por në qoftë se ka studentë, biznese të vogla, njerëz që në një mëyrë ose në një tjetër janë të evidentuar si familje me të ardhura minimale, mund të bëhet një kompensim ndërmjet politikave të shpenzimeve”

Malaj kërkon që të rishikohet edhe pagesa e tarifës, e cila duhet të jetë në lekë dhe jo në euro. Sipas ish-ministrit të Financave, pritshmëritë që nga rruga do ketë shumë hyrje nga Kosova, që mund të paguajnë me euro, nuk e përligj faktin që tarifa të jetë në monedhën europiane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Arben Malaj: “Çdo taksë dhe çdo tarifë shërbimi në Republikën e Shqipërisë duhet të jetë në monedhën kombëtare. Është detyrim ligjor, tarifat do të jenë në lekë, mundësia për ta paguar është edhe në euro. Në qoftë se paguan në euro, resto do të jepet në lekë. Në qoftë se ne do tia lëmë detyrim në euro çdo qytetari, aq më tepër atyre që nuk kanë asnjë informim ekonomik, ata do të duhet të kenë punë përditë me kurset e këmbimit dhe kjo i bën humbës në çdo rast. Kështu që është proces qartësimi në implementimin e kontratës”    

Swiss Digital Mobile Reklama

Lidhur me debatin nëse duhej vendosur ose jo tarifa e shërbimit në Rrugën e Kombit, Malaj pohon se ky është një diskutim që ka nisur që nga koha e ndërtimit të saj, kur nuk u mor parasysh kostoja e mirëmbajtjes, ndërkohë që sot rruga ka nevojë për buxhet shtesë.

Arben Malaj: “Që kur u ndërtua rruga ne e kemi bërë këtë debat, që ishte e përshpejtuar, nuk u llogaritën mirë kostot e investimit dhe të mirëmbajtjes dhe tani ndodhemi përballë krizës që rruga nuk po mirëmbahet, po shkatërrohet dhe çdo vonesë në shkatërrim atë do ta bëj të pavlefshme edhe në impaktin e përdorimit dhe të aksidenteve të rënda. Burimet potenciale për të financuar mirëmbajtjen, taksat e përgjithshme, taksa e qarkullimit, Shqipëria akoma mbledh rreth 27%. Kështu që në një mënyrë tjetër na duhen burimet shtesë”

Pavarësisht se kontrata për mirëmbajtjen dhe tarifimin e Rrugës së Kombit i është dhënë privatëve, Malaj thekson se është detyrë e agjencive shtetërore që të verifikojnë të ardhurat dhe shpenzimet që janë përdorur.

/Ora News

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?