Rruga e Kombit me pagesë, Malaj: Taksë për horizonitit, 5 pyetje për Ramën

Deputetja e LSI-së, Nora Malaj përmes një postimi në rrjetin social facebook, ka shkruar për taksën e re që ka hyrë në rrugën e Kombit. Duke parashtuar 5 pyetje për këtë situatë, deputetja me ironi thotë se do të kemi një ditë edhe taksë për horizontin. ”Rruga e Kombit dhe taksa mbarë kombëtare! S’keni parë gjë akoma???!!! Fillon me taksimin e rrugës së Kombit, do vazhdojë me taksat e shtëpive, ujit, ajrit, detit, qiellit dhe në fund do përfundojmë me taksën e horizonitit”,-shkruan Malaj.

5 pyetjet e deputetes ndaj kreut të qeverisë

  1. A ekzistonë rrugë paralele pa pagesë dhe me cilësi për të përfituar të gjitha kategoritë, para se të vendoset taksa???

2. Sa ështē ende pagesa që po vazhdojnë të paguajnë shqiptarët për këtë rrugë?

Swiss Digital Desktop Reklama

3. A është e Drejtë Kushtetuese liri e lëvizjes së qytetarëve edhe e atyre që nuk kanë të ardhura dhe si do garantohet ajo?

Swiss Digital Mobile Reklama

4. Sa ndikon pagesa për mjet/ kalim në nivelin e jetesës së popullatës?

5. Nē çmimin e karburantit do tē hiqet taksa e mirëmbajtjes së rrugës, në mënyrë që shqiptarët të jenë të qartë për atë që paguajnë dhe mos të jenë pa drejtim?

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?