Rruga e Kombit me pagesë, Preçi: Duhet aks paralel kalimi për qytetarët
Taksa e ”Rrugës së Kombit”, ka nxitur reagim të fortë kundërshtues nga opinioni publik. Eksperti Zef Preçi pohon se në këtë taksë, duhet të merret në konsideratë edhe niveli i jetesës. Ai kërkon që qeveria të sigurojë një aks paralel kalimi për qytetarët.
”Në vendet e BE, taksa merr në konsideratë jo vetëm vlerën e investimit, merr në konsideratë koston e mirëmbajtjes. Nivelin e jetesës, tipin dhe llojin e mjetit motorrik që është brenda në rastin tonë dhe njëkohësisht merr në konsideratë frekuencën e kalimit. Sot qeveria ka shpallur një numër rrugësh që nuk kanë ekzistuar më parë, psh, nga Kashari në Rrogozhinë etj, të cilat nuk interferojnë në rrugët ekzistuese, ndërtohen nga operatorët privatë dhe është krejt normale që të vendosë një fijë 100 km, që mund të shkosh për 80 km. Sa e bën 2 orë, mund ta bësh për 1 orë e gjysmë. Është mundësi për të zgjedhur mundësitë e kalimit”,-tha Preçi për ”Ora News”.
Duke nisur nga kjo e hënë, koncensionari ka nisur testimin e pagesës për taksën e rrugës, e cila do të variojë nga 2.5 euro për motorrat, 5 për autoveturat, 11.2 euro për autobusët, e deri në 22.5 euro për kamionët e rëndë. Pagesës do t’i nënshtrohen të gjtihë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë drejt Kukësit dhe anasjelltas.
KOHA JONË SONDAZH

