Rruga e re për azil, shqiptarët përdorin të miturit
Franca është vendi ku më shumë se shumica e azilantëve shqiptarë duan të shkojnë por kohët e fundit, mediet në Itali shkruajnë për një boom shqiptarësh në këtë shtete. Mediat publikuan mënyrën se si emigrantët shqiptarë kanë filluar të gjejnë një rrugë alternative për të përfituar leje qëndrimi në vendet e Bashkimit Europian. Prindërit nisen së bashku me fëmijët e tyre drejt vendeve të BE-së por në kthim i lënë minorët atje duke ditur se ligji favorizon qëndrimin e tyre.
Mediat italiane kanë publikuar dhe disa raste ku fëmijët kryesisht të moshave 15 deri 17 vjeç, ndonëse janë nisur drejt fqinjëve me prindërit e tyre, pak para skadimit të lejes së qëndrimit paraqiten në polici duke deklaruar se janë të pashoqëruar. Në të gjitha rastet e hetuara, prindërit janë kthyer në vendet e origjinës. Vetëm në Itali janë në proces integrimi 7580 të rinj nën moshën madhore dhe mes tyre numri më i lartë janë nga Shqipëria dhe Kosova.
Viti 2018 shënoi prap rritje në numrin e të miturve që ishin pajisur me leje qëndrimi në një nga vendet e BE-së. Gjatë viti që lamë pas u pajisjen me leje qëndrimi për herë të parë rreth 17,279 të mitur nën 19 vjeç, me një rritje prej 6% në krahasim me një vit më parë. Shifrat janë më të larta se kaq, duke marrë parasysh që Eurostat nuk ka të publikuara të dhënat për lejet e para të qëndrimit të lëshuara nga Gjermania. Vitet e fundit, Gjermania ka qenë destinacion kryesor i valës së re të emigracionit. Gjithashtu, nëse do të përllogaritet edhe numri i të miturve azilantë, numri i fëmijëve që janë larguar nga Shqipëria do të ishte sigurisht akoma edhe më i lartë.
Gjatë periudhës 2010-2018, rekordi i lejeve të lëshuara për të miturit është arritur gjatë 2016-s me mbi 21 mijë leje të dhëna. Ndërsa më i ulëti gjatë 2013-s me rreth 9500 leje të dhëna. Pjesa dërrmuese e këtyre lejeve janë dhënë në vendet fqinje si Itali dhe Greqia, por ndërkohë vitet e fundit vihet re që është rritur edhe numri i lejeve të dhëna nga vende si Belgjika apo Suedia. Sigurisht arsyeja kryesore, për gati 80% të lejeve të dhëna për të miturit gjatë 2018-s, është familjare, pra një nga prindërit që jeton dhe punon në një nga vendet e BE-së, merr edhe fëmijët nën moshën 18 vjeç. Rreth 18% apo 3129 leje janë dhënë për kategorinë arsye të tjera.
Plakja e popullsisë së Shqipërisë po ndodh me një ritëm të shpejtë. Projeksionet e OKB-së, të cilat marrin në konsideratë të gjitha ndryshimet demografike, parashikojnë që deri në 2100 në Shqipëri të jetojnë 1.7 milionë banorë dhe mosha mesatare të jetë 53.2 vjeç, duke qenë kështu popullsia më e plakur e rajonit. Emigracioni i popullsisë në moshë të re është një faktor që po nxit më tej plakjen e popullsisë.
KOHA JONË SONDAZH

