Rruga këmbësore për në Kalanë e Beratit rehabilitohet pas 36 vitesh (FOTOT)

Rruga këmbësore për në Kalanë e Beratit “Mihal Komneno” po rehabilitohet pas 36 vitesh. Ndërhyrja është pjesë e një pakete investimesh prej rreth 13.5 milionë Euro, në kuadër të Projektit për Zhvillimin e Integruar dhe Turizmin që Fondi Shqiptar i Zhvillimit po zbaton për llogari të Qeverisë Shqiptare dhe Bankës Botërore.

Image may contain: 1 person, child and outdoor Image may contain: one or more people, tree and outdoor

Punimet kanë filluar në shkurt dhe deri tani është realizuar 45 për qind e volumit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për herë të parë po ndërtohet sistemi i kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të ndotura dhe po vendosen linjat e elektro-telefonisë. Kalldrëmi i ri është parashikuar të shtrohet me gur të zi me origjinë nga rrethinat e Beratit, i cili do ta rikthejë rrugën në origjinën e saj të hershme dhe do e unifikojë me kalanë, duke i dhënë një dimension të ri kulturor dhe historik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Image may contain: 1 person, standing and outdoor

“Mihal Komneno” do të shërbejë vetëm si rrugë këmbësore për në kala. Qarkullimi i mjeteve drejt kalasë do të kryhet nëpërmjet rrugës “Muzak Topia për të cilën fillon rikonstruksion gjatë këtij viti.

Pjesë e paketës së investimeve për Beratin është pika panoramike Tabja dhe sheshi përpara saj, që do të rehabilitohet tërësisht. Pika panoramike do të pajiset me mjete vrojtimi për t’u mundësuar turistëve e vizitorët të shijojnë panoramën e mrekullueshme të luginës së Osumit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?