Rruga Kthesa e Rinasit-Fushë Krujë, ja si devijohet trafiku

Nga disa e sotme, nis faza e dytë e ndërhyrjes për kryerjen e punimeve rehabilituese në segmenti rrugore nga Kthesa e Rinasit deri ne Fushe Kruje. Segmenti do te jete i bllokuar për të gjitha mjetet gjatë periudhes së kryerjes së punimeve. Automjetet e vogla rezident te zonës mund të vazhdojnë të përdorin segmentin rrugor nga kthesa e Rinasit deri në Fushe Kruje.

“Mjetet e transportit tëmallrave/kamionët që udhëtojnë nga Shkodra, Lezha në segmentin Milot – Fushe Krujë në drejtim të Tiranës dhe Durresit duhet të ndjekin drejtimin e Kamzës dhe të vazhdojnë udhëtimin nëpërmjete Autostradës.

Siç edhe është njoftuar me parë Dogana e Tiranës është e aksesueshme nga ana e Vorës. Mjetet mund të aksesojnë Doganën vetëm nëpërmjete segmentin rrugor Vorë-Dogana e Tiranës për të kryer shërbimet Doganore dhe të kthehen përsëri në drejtim të Vorës”, thuhet në njoftimin e ARRSH.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rruga është e hapur gjithashtu për të gjitha automjetet që duan të kryejnë shërbimet e Kontrollit Periodik në qendrën SGS vetëm nëpermjet drejtimit të Fushe Krujës.

Swiss Digital Mobile Reklama

ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor dhe respektimin ne menyre rigoroze sinjalistiken provizore te vendosur dhe udhezimet e policise rrugore ne terren.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?