Rruga me gropa në Varibopit të Fier, banorët dalin në protestë
Rruga e Varibopit në Cakran të Fierit është e pakalueshme nga gropat. Këtë të premte banorët dolën në protestë, duke thënë se rruga s’ka pasur investime prej dekadash dhe situata është përkeqësuar pas punimeve të kryera nga ujësjellësi dy vite me pare.
”20 fëmijë që shkojnë çdo ditë në shkollë, ecin në këmbë. Gjithë baltë e llucë i çojmë në shkollë. Është turp! Na thanë se do asfaltohet në 2025, por ende nuk kanë bërë asgjë. Këtu është të ikësh me vrap nga ky vend. Këta na premtuar disa here dhe nuk e asfaltojmë. Ne e mirëmbajmë vete se ndryshe këtu nuk kalohet fare”, thanë ata.
Në këtë zonë jetojnë 100 familje, të cilët janë të penalizuar nga rruga pasi kanë vështirësi në transportimin e fëmijëve në shkolla. Sakaq, shërbimet e emergjencës, ambulanca apo zjarrfikësja e kanë të pamundur të kalojnë në këtë rrugë.
KOHA JONË SONDAZH

