Rruga mespërmes fshatit, banorët e Hotolishtit protestojnë me arkivol, përplasen dhe me Policinë

Banorët e Hotolishtit kanë nisur sot një protestë tjetër duke bllokuar rrugën kryesore Librazhd-Prrenjas, ndërsa nuk kanë munguar tensionet mes tyre dhe efektivëve të policisë.

Banorët kërkojnë shpronësime me çmime tregu dhe ndërtimin e tunelit në mënyrë që fshati të mos cenohet nga projekti i Korridorit VIII i cili nëse zbatohet siç është planifikuar, e ndan Hotolishtin në 2 pjesë dhe 30 shtëpi do të shemben.

Banorët propozojnë ndërtimin e një tuneli, që do të shmangte dëmet mbi pjesën historike të fshatit dhe mjedisin përreth, duke lejuar që rruga të ndërtohet pa cënuar komunitetin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përveç rrugës së projektuar, një tjetër pikë e nxehtë për protestuesit është kompensimi i pamjaftueshëm që shteti u ka ofruar. Banorët pohojnë se shumat e premtuara nuk mjaftojnë për të rindërtuar shtëpitë e tyre në zona të tjera, ndërsa për tokat bujqësore, çmimi prej 174 lekësh për metër katror cilësohet si i papranueshëm dhe i padrejtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?