Rruga për të kapur vrasësit, policia gjen si zgjidhje postblloqet
Ekzekutimet mafioze, vrasjet e përditshme ka “zgjuar” Policinë e Shtetit, ku kanë sjellë një plan të ri masash. Përgjatë ditëve të fundit, PSH ka ngritur një sërë pikash kontrolli, ku vetëm përgjatë 24 orëve të fundit, janë organizuar 86 pika, dhe janë arrestuar rreth 22 persona. Policia për të ndalur këtë valë krimi ngre postblloqe. Përgjatë ditëve të fundit janë ngritur një sërë pikash kontrolli, ku janë organizuar 86 të tilla dhe janë arrestuar 22 persona.
Ngjarjet
Preng Gjini i mbijetoi një atentati me eksploziv të kontrolluar në Tiranë. Ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të ish-stacionit të fundit të Tiranës së Re, ndërsa makina e 50- vjeçarit u hodh në erë në një moment kur në zonë kishte mjaft lëvizje qytetarësh.
Mes tyre mbetën të lënduar një 14-vjeçar dhe një qytetar italian. Ndonëse policia tha se kemi të bëjmë me hakmarrje dhe më konkretisht për prishje të pazareve të drogës mes fiseve Gjini dhe Reçi në Rrëshen, deri më tani nuk ka asnjë person të arrestuar. As 24 orë më pas në Bradashesh të Elbasanit në një ekzekutim tipik mafioz vritet vëllai i të shumëkërkuarit Talo Çela, Bujar Çela. Ai po pinte kafe kur tre persona të armatosur e qëlluan për vdekje në brendësi të lokalit.
Pas hetimit të Prokurorisë u konkludua se viktima nuk kishte asnjë konflikt me persona të tjerë, ndërsa vrasja është bërë vetëm për shkak të vëllait të tij. Talo Çela kërkohet nga drejtësia shqiptare si i përfshirë në grabitjen e Rinasit por edhe në vrasje.
Sërish një ditë më pas në Durrës sherri banal mes disa të rinjve përfundoi me vrasjen e një 39-vjeçari. Sipas policisë konflikti nisi se përse viktima po shihte një prej autorëve ndërsa në pranga ranë 5 persona. Nuk do të kalonte shumë dhe një tjetër krim i rëndë u regjistrua në qytetin bregdetar. Një shofer furgoni i linjës së plazhit u gjet i vdekur nga plagët e thikës. Policia identifikoi autorin ndërsa ende nuk ka arritur ta arrestojë.