Rruga që bllokon zhvillimin
Rruga që lidh Vilë Bashtovën me aksin Kavajë-Rrogozhinë. Kur u ndërtua 6 vjet më parë besohej se do t’i shërbente zhvillimit të bujqësisë dhe turizmit.
Por sot është degraduar aq shumë sa po bën efektin e kundërt. Përgjatë 10 km ka shumë gropa që rrezikojnë banorët e 5 fshatrave që kalojnë nëpër këtë rrugë.
Ata që e njohin rrugën tregohen të kujdesshëm por kjo nuk vlen për pushuesit njëditor që shkojnë në bregdet. Defektet e para në rrugë nisën të shfaqen vetëm 1 vit pas përfundimit dhe aksi degradohet dita-ditës.
KOHA JONË SONDAZH

