Rruga që ndjekin ”të fortët” për të lënë qelitë

Rasti që ka sjellë më shumë reagime ditët e fundit është ai i Endrit Dokles. Ai u dënua me burgim të përjetshëm, por ishte Gjykata e Krujës që prishi vendimin e Gjykatës së Lartë dhe vendosi lirimin e tij.

Lulzim Caka, një tjetër personazh i njohur i vitit ‘97 u lirua nga Gjykata e Elbasanit. Ai akuzohej për ngjarje të rënda kriminale të ndodhura në Berat gjatë viteve 1997-1999. Gert Gjinerari la burgun e Drenovës në shkurt të vitit të kaluar. Ai akuzohej për vrasjen e Naim Zyberit në një spital në Milano.

Elidon Kotorri, autor i një vrasjeje të trefishtë në fillim të viteve 2000 në Tiranë u lirua në gusht të 2019. Ai herë pas herë kishte përfituar nga amnistia dhe vuajta 20 vite burg. Viktor Ymeri, pjesëtar i ish-bandës së Gaxhait, në Vlorë la burgun në fund të vitit të kaluar, duke përfituar nga lirimi me kusht. Genc Tafili, i dënuar me 25 vite për vrasjen e Arben Zylyftarit, u lirua nga Gjykata e Krujës me vendim të gjykatëses Enkelejda Hoxha, e njëjta që firmosi edhe për Endrit Doklen.

Ajo që bie në sy thuajse në të gjitha këto vendime është fakti se të gjithë këta të dënuar për vrasje, plagosje, trafik droge e të tjera vepra të rënda penale, çuditërisht brenda qelive kanë një sjellje shembullore. Të paktën ky është një nga argumentet ku gjyqtarët mbështesin vendimet e tyre.

SHKARKO APP