Rruga sesi do të kthehen patentat

Pasi fali gjobat për këmbësorët dhe drejtuesit e mjeteve, Policia ka nisur shqyrtimin e akteve të brendshme për mënyrën se si do të bëhet shpërndarja e patentave, makinave të bllokuara, apo për rikthimin e parave për ata persona që kanë bërë pagesat e gjobave. Akti normativ i miratur nga qeveria të shtunën e kaluar, ka përcaktuar edhe afatet për kryerjen e këtyre procedurave:

Të gjitha institucionet shtetërore duhet të dërgojnë listat e personave ndaj të cilëve është vendosur masa administrative me gjobë, duke përfshirë shumën si dhe të dhënat e nevojshme për kthimin e saj brenda datës 30 prill 2020. Ndërsa 15 maji është afati për kthimin e të gjithë patentave dhe makinave.

Të gjitha masat administrative me karakter ndëshkues, përjashtuar ato të parashikuara në nenin 2 të këtij akti normativ si lejet/licensat dhe mjetet e bllokuara, duhet të kthehen brenda datës 15 maj 2020, te subjekti perfitues. Këtë javë, pas miratimit të akteve të brendshme, do të nisë aplikimi i gjobave pa kthim pas. Pra nuk do të ketë më falje apo tolerime, as për këmbësorët e as për drejtuesit e mjeteve, deri në përfundim të pandemisë.

SHKARKO APP