Rruga si do të shkojnë qytetarët në Gjykata

Drejtësia në Shqipëri rinis që nga e hëna, pasi Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi rifillimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në të gjitha gjykatat në Republikën e Shqipërisë në datën 27 prill 2020. Pyetja që ngrihet është sesi do të shkojnë qytetarët në kushtet e karantinës, ku lëvizja lejohet vetëm me autorizim?

Lidhur me këtë situatë vendimtare, KLGJ-ja ka sqaruar se qytetarët mund të paraqiten në gjykatë vetëm “Nëse keni një çështje të ngutshme, kur diçka e tillë ju është komunikuar prej personelit të gjykatës. Nëse nuk ju kanë kontaktuar nga gjykata, komunikoni me gjykatën nëpërmjet telefonit/postës elektronike (e-mail), përpara se të paraqiteni fizikisht pranë saj”.

Nga ana tjetër, KLGJ-ja gjithashtu ju kërkon gjykatave që të zbatojnë rigorozisht masat e caktuara nga Ministria e Shëndetësisë për parandalimin e përhapjes së Covid-19. “Në këto masa përfshihen dezinfektimi, pastrimi i rregullt, mbajtja e distancës prej 2 metrash midis të gjithë individëve në gjykatë, si midis personelit gjyqësor, ashtu edhe përdoruesve të gjykatës, marrja e masave për pajisjet mbrojtëse personale, si maska, doreza, etj. Në lidhje me këto, Këshilli po përgatit rregulla të hollësishme”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?