Rrugën e Lumit, prapë e mori lumi…
Nga Xhuljo Maraj
Puna për rehabilitimin e lumit të Vlorës është pezulluar 6 muaj pas nisjes. Kompania që fitoi dhe tenderin për lotin e parë dhe nënkontraktohet shqiptarë janë nën hetim nga Prokuroria e Vlorës: për shfrytëzim të paligjshëm të basenit të lumit Shushicë. Alarmi është dhënë në kohën e duhur për abuzimin që bënte firma përkatëse dhe pasojat që sillte ditën me diell gërryerja e lumit Shushicë nga firma, e cila e merte xhavorrin për shtrimin në rrugë nga lumi i Shishicë për të shtruar rrugën, jashtë kushteve teknike, jo zhavorrin prej guri, nga gurorja, e pëcaktuar nga kontarata mes palëve, por dhe duke dëmtuar urat përkatëse përgjatë këtij lumi.
Në një takim edhe me zëvendës ministren e Mjedisit, ka qenë nënkryetari i Bashkisë Selenicë, Neim Veshaj, i cili e ka ngritur vitin që shkoi, sapo nisi edhe kjo grabitje përpara zëvëndës ministres, në takimin e zhvilluar në institucionin e prefekturës së qarkut Vlorë, ku ishte i pranishëm edhe prefekti Mamo, i cili mbjati madje shënimet përkatëse. Gërryerja e lumit, Shushicë, nga marrja e zhavorrit në shtratin e tij, rrezikon rrëzimin edhe të urave si, të Peshkëpisë, atë të Drashovicës, edhe atë të Kotës, etj. Gjithashtu firmat shkaktonin duke gërryer shtratin e lumit edhe gërryerjen dhe rrëzimin e parcelave bujqësore, si në ato përgjatë këtij lumi të: Peshkëpisë, Drashovicës, Mavrovës, Lapardhasë, etj. Pra, ky shqetësim ka qenë ngritur edhe në faqet e shtypit të përditshëm. Por, ndjeshmëria, dëgjueshmëria dhe serioziteti i organeve komptente, qeverisëse ka qenë inegzistente, deri dhe shpërfillëse, përpara kësaj masakre mjedisore, sa dhe abuziviste… Këto pamje të publikuara këto ditë zbuluan skandalin e shfrytëzimit pa kriter të basenit të lumit të Shushicës dhe vunë në lëvizje agjencitë ligjzbatuese në Vlorë. Në të gjithë gjatësinë e rrugës nuk punohet, pasi zhavorri me të cilën shtrohet baza e lotit të parë, nxirrej në shkelje të ligjit, dhe jashtë standardeve, siç konfirmon kjo shkresë zyrtare e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Brenda lumit, qysh nga dita e hënë nuk ka asnjë fadromë, ndryshe nga pak kohë më parë, nënkontraktorë për lotin e parë, gërmonin deri afër Urës së Drashovicës, etj. Marrja e zhavorrit nga lumi është jo vetëm në kundërshtim të ligjit, por edhe jashtë kontratës, e cila përcakton shtrimin me zhavorr të lotit të rrugës jo me zhavorr lumi, por me zhavorr guri. Ndërsa kontrollorët e “Rilindjes” jo vetëm se kanë “konstauar”, por duket e me shkelje të syrit kanë lejuar këtë krim ekonomik, duke shkatërruar rrugën qysh pa nisur, nga shtrimi me zhavorr jashtë standardit. Për rrugën u zhvillua një tender ndërkombëtar, por zbatuesit e projektit me vlerë 2,002,817,718.47 lekë janë vetëm shqiptarë, që duket se zgjodhën rrugën më të shkurtër për të ndërtuar një vepër të rëndësishme infrastrukturore për mijëra banorë të Lumit të Vlorës, me zhavorrin jashtë standartit dhe jashtë kontratës… Këto janë yneret, abuzimet ditën me diell edhe në rrugën e Lumit të Vlorës, e cila u hap me Tam-Tamet nga qeveria…
KOHA JONË SONDAZH

