Rrugët dytësore të Durrës-Kukës, banorët Kurbinit në protestë: Na dëmtojnë tokat, nuk lejojmë punimet

Nisja e punimeve për rrugët dytësore të autostradës Durrës-Kukës, ka ngritur në protesta banorë të fshatrave përgjatë Rrugës së Kombit. Ata thonë se nuk do të lejojnë zbatimin e projektit, pasi është hartuar pa konsultime dhe u dëmton tokat bujqësore.

Zbatimi i projektit për rruget dytësore pas mbylljes që do ju bëhet hyrje daljeve të autostradës Durrës-Kukës, ka ngritur në protestë banoret e fshatit Prozhem në Fushë-Milot të Kurbinit.

Ata kundërshtojnë projektin e nisur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, pasi sipas tyre është bërë pa konsultimin me ta dhe ju dëmton tokën bujqësore.

“ARRSH në bashkëpunim me koncesionarin e rrugës Durrës-Kukës ka projektuar pa konsultime dhe në kundërshtim me ligjin rrugët dytësore. Ne e kemi problemin me rrugët dytësore që ndajnë mes për mes tokën bujqësore dhe nuk kalojnë aty ku janë rrugët ekzistuese. Projekti nuk ka pse të kalojë mes për mes tokës bujqësore, projekti duhet të jetë aty ku janë rrugët ekzistuese.”

Kërkojnë që rruget dytësore të ndërtohen në gjurmët e atyre ekzistuese.

Banorët thonë se nuk do të lejojnë vijimin punimeve në pronat e tyre nëse kërkesat e tyre nuk do të merren në konsideratë.

“Dëmton tokën bujqësorë, për çfarë na shërbejnë ne rrugët nëse nuk kemi tokë bujqësore?”

“Nga 15 dynym, më kanë mbetur vetëm 3, të tjerat i ka marrë autostrada.”

Puna për ndërtimin e rrugës dytësore në zonën e Fushë-Milotit ka nisur prej disa kohësh, por në disa vende punimet bllokuar për shkak të rezistences së banorëve, të cilët nuk kanë lejuar firmën që të prekë pronat e tyre.

SHKARKO APP