Rrugët e bllokuara nga dëbora në Theth, banorët apel për ndihmë

Rrugët në fshatin Theth vazhdojnë të jenë akoma të bllokuar nga dëbora.

Banorët e zonës kanë mbetur të bllokuar ndërsa makinat hasin shumë vështirësi për ecur.

Banor: “Bashkia nuk është interesuar për banorët e Thethit. Me sakrifica çdo ditë mundohemi të bëjmë të mundur kalimin në Shkodër. Asnjë helikopter nuk ka ardhur këtu prej 10 ditësh. Rreth 100 banorë të Thethit janë të izoluar dhe nuk ditë çfarë të bëjnë në këto kushte të vështira atmosferike.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një video të dërguar në inboxin e Ora News nga Ardjani, banorët shihen duke pastruar rrugën vetë me një makineri të vogël.

Swiss Digital Mobile Reklama

Banor: “Me këtë makineri na duhen 2-3 muaj ta pastrojmë borën deri në Shkodër.”

Ora News - Rrugët e bllokuara nga dëbora në Theth, banorët apel për ndihmë

/Ora News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?