”Rrugët e harruara” në Spitallë

Infrastruktura është shqetësimi i madh për banorët e lagjes numër 15 ose Spitalla siç njihet në Durrës. Të gjitha rrugët që lidhin zonën e mbipopulluar me aksin kryesor janë të pashtruara me asfalt dhe vështirësojnë lëvizjen aty sa herë që bien edhe pak minuta reshje shiu.

Shumica e banorëve janë vendosur aty nga zona të tjera, kryesisht malore, por me ironi thonë se infrastuktura është më e keqe se ajo që kanë lënë andej ku jetonin.

”Kam 22 vite që kam ardhur këtu dhe është më keq se ka qenë në fillim. Tek rrugicat që shkojmë në shtëpi ne nuk kemi ku të hyjmë”,-tha një banor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Situata është e mbartur ndër vite dhe banorët nuk kursehen në kritika ndaj njësisë vendore. Për vitin 2018, Bashkia e Durrësit ka përcaktuar 28 % të buxhetit prej 48 mln euro, por rrugët e lagjes 15 nuk janë përfshirë në planin e investimeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?