Rrugët që bllokohen nesër kur vjen Merkel

 

Policia bën me dije se në kuadrin e masave të rrepta për garantimin e rendit dhe sigurisë do të bllokohen  nga ora 10:30-14:30 segmentet si më poshtë:

• Nga ora 1030-1430 nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve nga Rinasi për në Kashar (sensi tjeter do vazhdojë normalisht)

• Nga ora 1330-1430 segmenti rrugor nga Superstrada Vorë – Tiranë, duke filluar nga mbikalimi i Kasharit – mbikalimi Kamëz dhe rrugët dytësore do të jenë të bllokuara

• Në vazhdim segmenti rrugor nga mbikalimi Kamëz – Sheshi “Shqiponja” – Rruga e “Durrësit”

• Segmenti rrugor Sheshi “Skëndërbej” – Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”- Sheshi “Nënë Tereza” , rrugët lidhëse me to nuk do të lejohet parkimi i mjeteve si edhe do të bllokohet në momente të caktuara.

 

Në njoftimin e saj policia kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe kërkon të shmangin qarkullimin me mjete në këto akse rrugore

SHKARKO APP