Rrugëtimi i të rinjëve dhe migrantëve të kthyer drejt tregut të punës

Rreth 300 të rinj të ardhur nga 26 qytete të Shqipërisë dhe Kosovës, pjesëmarrës të Projektit “Këshillim drejt Punësimit dhe Sipërmarrjes” – C4EE dhe i realizuar në bashkëfinancim me Agjensinë Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Fondacionin Medikor Lichtenstein dhe Ministrinë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, zhvillojnë në datë 28.09.2018 ceremoninë “Festa e Punësimit” – një event ndryshe ideuar dhe udhëhequr nga vetë të rinjtë. “Festa e Punësimit” vjen si nismë për të prezantuar sdidat e të rinjve në punësim, për t’i mundësuar atyre që kanë talente t’i shfaqin ato, për të treguar dhe kuptuar se si kenë arritur drejt suksesit.

Fokusi i kësaj ditë janë të rinjtë, promovimi i punësimit dhe prezantimi i profesioneve, arritjeve të tyre dhe nxitja e sa më shumë të tjerëve të ndjekin këtë rrugë. Nuk mund të mungojnë në këtë event kompanitë dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore të cilët në çdo hap kanë zbatuar qasjen “Këshillimi drejt Punësimit” dhe kanë mbështetur të rinjtë në rrugëtimin e tyre drejt punësueshmërisë dhe sipërmarrjes.

Suksesi i qasjes C4EE dhe historitë e shumë të rinjve, tashmë të punësuar apo vetëpunësuar do të jenë fokusi i një eventi në një formë ndryshe. Aktiviteti i quajtur « Festa e Punësimit » do të shërbejë edhe si mundësi për të thyer mitin e papunësisë në vend përmes demostrimit të aftësive, arritjeve, performancave muzikore dhe video mesazheve. Të pranishëm janë dhe partnerët e kësaj nisme: Shërbimi Kombëtar i Punësimit, Agjensia e Punësimit e Republikës së Kosovës, 7 organizata të shoqërisë civile si dhe përfaqësues të sektorit privat.

Swiss Digital Desktop Reklama

 Projekti C4EE zbatohet nga Swisscontact, Fondacioni Zviceran për Bashkëpunim Teknik me orientim ndaj biznesit që operon përmes projekteve ndërkombëtare të zhvillimit. E pranishme në 36 vende dhe me mbi 1400 punonjës, Sëisscontact ka mbështetur zhvillimin ekonomik, social dhe mjedisor që nga viti 1959. Për më shumë informacion shkoni tek  www.swisscontact.org/al .

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?