Rrugorët kapin “mat” dhjetëra shoferë
Polici Rrugore ka konstatuar një sërë shkeljesh të drejtuesve të automjeteve gjatë kontrolleve në akse të ndryshme rrugore. Gjatë dy orëve patrullim me përzgjedhje u evidentuan dhe u gjobitën 45 drejtues mjetesh dhe motomjetesh në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Policia sqaron se “shumica e konstatimeve janë në rrugët Interurbane kryesore ku dhe shpejtësia e lëvizjes është relativisht e lartë, duke rritur ndjeshëm rrezikun e përfshirjes në ngjarjet rrugore me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës”.
Policia Rrugore e Tiranës në prag të fundjavës, apelon për zbatim të rregullave të qarkullimit rrugor, pasi shërbimet e Policisë Rrugore do jenë në shërbim me të gjitha mjetet speciale si radar, drager, dron e kamera për të evidentuar dhe ndëshkuar ata që abuzojnë duke u bërë rrezik për jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.
KOHA JONË SONDAZH

