Rrumbullaku 100 ditë kohë për të nxjerrë Policinë nga udhëkryqi, Rama: Telefonin mos e hap
Edhe Muhamet Rrumbullaku si paraardhësit e tij ka 100 ditë kohë, që ta nxjerrë policinë nga udhëkryqi ku ndodhet. Gjatë prezantimit të tij, kryeministri Edi Rama e këshilloi që të mos i hapi telefonit personave që kanë kërkesa për punë që nuk i takojnë Policisë.
”Brenda 10 ditëve policia e shtetit duhet të dalë nga ky udhëkryq kur ndodhet. Ashtu si e ka pasur edhe drejtori i mëparshëm mbështetjen e plotë politike e keni.
Telefonatave ju keni për detyrë t’i përgjigjeni për kërkesa në telefon nuk keni detyrë t’i përgjigjeni. Nga cilido qoftë. Ditën që unë do ju marr në telefon për të ndërhyrë atëherë keni të drejtë që ta bëni por kjo nuk do të ndodhë”.