Rrumbullaku: Janë zbuluar 54 raste të krimeve zgjedhore, 88 persona nën hetim

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, doli në një konferencë për mediat, ku ka bërë me dije se deri më tani janë vënë nën hetim 88 persona për shkelje të ndryshme të cilat përbëjnë krime zgjedhore gjatë fushatës elektorale.

“5881 efektivë për aktivitete elektorale dhe në asnjë elektoral nuk është evidentuar asnjë incident. Ka ngritur grupe të posaçme hetimore për çdo veprimtari të paligjshme në fushën e krimeve zgjedhore. Gjatë periudhës zgjedhor enë bashkëpunim me prokurorinë kanë analizuar çdo indicie me qëllim sqarimin e rrethanave dhe sigurimin e provave, nga data 14 prill deri në 12 maj janë 54 vepra penale për krime zgjedhore, janë proceduar 88 shtetas”, thotë Rumbullaku.

Nga ana tjetër, ai shtoi edhe se policia i ka kapacitete për të garantuar një proces zgjedhor të qetë. “Policia e Shtetit i ka të gjitha kapacitete për të garantuar një proces zgjedhor të qetë, unë mund ta vlerësoj si një fushatë të qetë nga të gjitha subjektet dhe kandidatët”, tha Rrumbullaku.

SHKARKO APP