RSF reagon për dhunën ndaj Bledi Kasmit: Rama të ndëshkojë publikisht autorët

Organizata “Reporterët pa kufij” ka reaguar në lidhje me dhunën e policisë ndaj gazetarit Bledi Kasmi, Kryeredaktor i RD-së, në protestën e djeshme të opozitës.

“RSF denoncon dhunën policore kundër gazetarit Bledi Kasmi në një demonstratë në #Tirana #Albania. Një gazetar me përvojë, Kasmi po raportonte për Rilindja Demokratike http:/www.rd.al.

Kryeministri Edi Rama @ediramaal duhet të dënojë publikisht përdorimin e dhunës nga policia”, thuhet në reagimin e organizatës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bledi Kasmi u qëllua me shkop gome gjatë protestës së djeshme të opozitës, ndërsa ishte duke bërë disa fotografi për gazetën RD.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga goditja në kokë, gazetari pësoi të paktën 10 qepje, ndërsa iu dha ndihma e parë në spitalin e Traumës në Tiranë.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?