RTSH nën akuzë për korrupsion, Hoxha: SPAK ka zgjeruar hetimet
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha thotë se Prokuroria e Posaçme SPAK ka zgjeruar hetimet edhe në 6 tendera të tjerë në lidhje me korrupsionin me tenderin në RTSH, ku i përfshirë ishte edhe ish-drejtori Thoma Gëllçi.
”SPAK i referohet një kallëzimi të kompanisë që u skualifikua nga kjo garë. Vepër për Gëllçin është ”shpërdorim detyre” në lidhje me shkeljen e afateve 45 ditore që ishin vënë si kusht. Brenda 45 ditëve duhej të ekzekutohej.
Në momentin që përfundon afati Gëllçi nënshkruan një shtesë afati duke e shtyrë përtej limiteve, ndërkohë që evidenton shkelje të tjera që RTSH Agro është evidentuar nga ama 2 vite nga hapja e procedurave të tenderit. Janë edhe disa shkelje që përcaktohen të jenë teknike. Momentet e fundit SPAK ka dërguar një urdhër tjetër. Ka zgjeruar hetimet sa i takon RTSH.
Është dërguar një sekuestro dokumentesh për shkelje të barazisë. Kërkon të sekuestrohet e gjitha pjesa e tenderit. SPAK ka zgjeruar hetimet edhe për tendera të tjerë për kërkesë të RTSH, janë 6 tendera me praktikë objekt”.