”RTSH Shkollë”, me një program edhe më të pasur mësimor
Kanali i dedikuar për nxënësit “RTSH Shkollë”, do të vijojë të transmetojë një program edhe më të pasur mësimor, si dhe materiale të tjera të bazuara në lëndë të ndryshme mësimore, me tema të dedikuara.
Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ka nënshkruar një marrëveshje me Radio Televizionin Shqiptar (RTSH) në lidhje me kanalin e dedikuar të mësimdhënies, për prodhimin, përgatitjen dhe transmetimin e programeve në fushën e arsimit parauniversitar gjatë gjithë kohës por sidomos në rastet e gjendjes së jashtëzakonshme apo situatave emergjente.
Shahini tha se ”RTSH Shkollë”, u krijua brenda 48 orësh, kur Shqipëria u përfshi nga pandemia e Covid-19. ”I gjithë sistemi arsimor kaloi shpejt dhe efektivisht në televizion, pastaj edhe online, në mënyrë që nxënësit të mund të ndiqnin mësimin edhe në kushte shtëpie. Nga kjo përgjigje e shpejtë që i dhamë kërkesës e nevojës për arsim në kohë pandemie, RTSH ka ndërtuar një kanal të tërë e të posaçëm dedikuar vetëm për arsimin, i cili do të rrisë edhe cilësinë e arsimit shqiptar”.
KOHA JONË SONDAZH

