RTV Ora fitues i audiencës “prime time”, rekord edhe në transmetimet live online

RTV Ora ka shënuar një tjetër rekord të audiencës në prime time, ditën e djeshme 21 qershor 2019. Vijimësi e shumë rekordeve të tjera, që lidhen edhe me transmetimet e drejtëpërdrejta edhe me komentet që kanë tërhequr vëmendjen e më shumë se 1, 5 milionë shikuesve në të gjithë hapësirat ku jetojnë shqiptarët.

Dhe pas transmetimit live disa minuta pauzë,të post-transmetimit, në ambientet e RTV Ora për Beti Njumën, Sonila Meçon dhe Artur Zhejin.

Thuhet nëpër korridoret e mediave se kjo treshe, është duke përgatitur ndoshta edhe një projekt të ri mediatik, që do të befasojë peisazhin e krijimeve të reja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zheji, Meço dhe Njuma, ndonëse janë edhe konkurentë në emisionet e tyre janë edhe miq me njeri tjetrin. Kjo lidhje e tyre, bën më të fortë shpirtin e skuadrës dhe që bashkë me gjithë stafin e RTV Ora i nxjerr fitues në garën e ashpër të audiencës, që është dominuar tashmë me sukses.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rekordi i transmetimit ishte dhe falë gazetarëve të RTV Ora të cilët transmetuan live në terren: Everes Dedaj, Fjorela Beleshi, Besar Bajraktaraj, Nertila Dosti, Leftion Peristeri. Nuk mund të lihen pa përmendur as ata që punojnë për organizimin dhe mbarëvajtjen e transmetimeve live: Brahim Shima, Klara Dervishi, Trashgim Sokolaj, Darina Tanushi, stafin e teknikës dhe të transmetimit, dhe stafin e webit www.oranews.tv: Suela Gera, Besjana Kuçana, Denis Filopati, Anila Mollaj, Altedo Myteveli, Ygerta Qerreti.

Rekordi online

RTV Ora edhe këtë protestë ka konfirmuar se është më e besuara tek shqiptarët. Shqiptarët brenda dhe jashtë atdheut zgjodhën mbrëmë transmetimet live të RTV Ora në facebook dhe Youtube për të ndjekur zhvillimet e protestës.

Në transmetimet live online RTV Ora ka qenë gjithmonë me shikueshmëri rekord në krahasim me konkurentët. Në kanalin e youtube shikueshmëria i kaloi 5200 persona live në moment ndërsa në facebook kaloi mbi 1200 persona. Faleminderit shqiptarë që na ndiqni.

LIVE- Protesta e opozitës 21 qershor 2019: Rama ik!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?