RTV Ora News feston Vitin e Ri, Ylli Ndroqi: Krenar për misionin e përmbushur ndaj qytetarëve

 

 

Yldon Media Grup çdo vit ka arsye për të festuar, por 2015 shënoi një tjetër kulminacion mediatik. Një festë e veçantë me muzikë dhe ritëm ashtu si puna thuajse 24 orëshe e stafit të Ora News dhe Channel 1 shërbeu për t’iu gëzuar sukeseve dhe për t’u motivuar për vitin e ri.

Sondazhet dhe Exit Poll që Ora News dhe IPR marketing u organizuan me sukses të plotë pavarësisht presioneve dhe sulmeve të politikës, gjë që e bën Presidentin Ylli Ndroqi të jetë krenar për misionin e përmbushur ndaj qyetarëve

Ylli Ndroqi: ” Ne kaluam një vit të vështirë, vit që është gjithmonë vit i zgjedhjeve politike në Shqipëri apo ato lokale.Ne kemi ditur gjithmonë t’i tregojmë publikut shqiptar që jemi një media që i shërbejmë vetëm të vërtetës.Për këtë, sondazhet , exit poll-et të 2015 të muajit qershor të datës 21 arritën të tregojnë më së miri që Ora News është një televizion që i shërben të vërtetës dhe jep informacionin te qytetari ashtu siç është e vërteta.”

Dhe si çdo vit në këtë rrugëtim të gjatë 9 vjeçar në ngritjen e Ora News ka ndikuar shumë mbështetja e pakursyer me investime në teknologji dhe në staf, që i ka dhënë presidenti i  Yldon Media Grup, i cili edhe në vite të vështira ekonomike arrin të zgjerojë stafin dhe programacionin.

Por z.Ndroqi nuk harron t’ia njohë këtë pjesë të suksesit stafit të zgjedhur prej tij për të cilin ai ka vetëm një kusht  të panegociueshëm, Paanshmërinë në përcjelljen e lajmit.

Ylli Ndroqi: “Arrita sukses nëpërmjet punës tuaj, djersës tuaj, përkushtimit tuaj dhe ambicies profesionale që ju keni çdo ditë në punën tuaj. Pas një viti ne do arrijmë të bëjmë një 10 vjeç dhe kur je 10 vjeç mendoj se ke çfarë tregon për 10 vite sepse ke bërë një histori, një dekatë.Unë ju premtoj se do jem gjithmonë ai që kam qënë dhe preferencat e mia janë tashmë të pathyeshme.”

Por për të arritur majën e medias informavite nuk duhet të ketë shumë vetëkënaqësi, gjë që drejtori i televizionit Ylli Rakipi e evidenton më së miri kur thotë që edhe kur je lider në këtë treg sërish duhet të punosh më shumë.

Ylli Rakipi: “Këtu është një konkurencë e egër, është një xhungël. Ne duhet të jemi më të qartë në punë, më shumë punëtorë për vitin që vjen.”

Departamenti i lajmeve  që mban edhe peshën më të madhe në këtë TV informativ duket se i ka përmbushur pritshmëritë e drejtoreshës së lajmeve Ilva Tare, që gjithësesi e shfaq hapur që pret edhe më shumë prej tij.

Ilva Tare: ” Të gjithë përgatituni për më shumë llogaridhënie, më shumë punë,më shumë kontribut sepse e tillë është puna, të tilla janë nevojat dhe qytetarët që duan më shumë informacion dhe përkushtim nga ne. Ju jeni të gjithë të rinj, me energji. Keni mundësi ta bëni.”

Në festën përmbyllëse të rrugëtimit të këtij viti ishin të ftuar analistë dhe deputetë, ndërsa urimet për një TV më të mirë dhe një informacion edhe më të shpejtë kanë dhënë edhe përfaqësuesit të tjerë të stafit sit ë Ora News dhe Channel One.

SHKARKO APP