Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio: Thirrjet iraniane për ekzekutimin e kreut të IAEA-s, Grossi, ”të papranueshme”

Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka quajtur “të papranueshme” një thirrje nga një gazetë iraniane për dënimin me vdekje ndaj kreut të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi.

“Thirrjet në Iran për arrestimin dhe ekzekutimin e Drejtorit të Përgjithshëm të IAEA-së, Grossi, janë të papranueshme dhe duhet të dënohen. Ne mbështesim përpjekjet kritike të verifikimit dhe monitorimit të IAEA-së në Iran”, shkroi Rubio në X.

Ai përgëzoi Grossin dhe IAEA-në për përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre dhe i bëri thirrje Iranit të sigurojë sigurinë e personelit të IAEA-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

E përditshmja ”Kayhan” me seli në Teheran e kishte akuzuar Grossin për spiunazh për Izraelin. Gazeta shihet në Iran si një media propagande qeveritare, me kryeredaktorin Hossein Shariatmadari të përshkruar si një islamist radikal.

Swiss Digital Mobile Reklama

Autoritetet iraniane e shohin një raport të kohëve të fundit të IAEA-së si një nga shkaqet e sulmeve ajrore nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara që shënjestruan programin bërthamor dhe ushtrinë e Teheranit në një luftë 12-ditore në fillim të këtij muaji.

IAEA me seli në Vjenë kohët e fundit vuri në dukje në një rezolutë zyrtare se Teherani shkeli angazhimet për të hapur të gjithë programin e tij bërthamor për inspektimin e IAEA-s. ATSH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?