Ruçi: Arbëreshët, përpjekje titanike për ruajtjen e identitetit

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, u takua me Anton Belushin, përfaqësues i komunitetit të arbëreshëve. Nga ana e tij, Belushi e informoi Kryetarin e Kuvendit mbi përpjekjet e komunitetit të arbëreshëve të Italisë për ruajtjen e gjuhës, vlerave dhe identitetit të tyre kombëtar.

“Ky është viti i Skënderbeut. Por ne Skënderbeun e përkujtojmë dhe e nderojmë përditë, me përpjekjet tona për ruajtjen e identitetit dhe të vlerave shqiptare”,- nënvizoi Belushi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu, Belushi e informoi Kryetarin e Kuvendit mbi marrëveshjen me Arkivin Qendror të Shtetit për dorëzimin pranë këtij Arkivi të arkivit të tij personal.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi e falënderoi At Belushin mbi kontributin e tij shpirtëror, kulturor e shkencor në ruajtje të identitetit, gjuhës dhe  vlerave të arbëreshëve.

“Diasporat shqiptare, kanë bërë përpjekje titanike për ruajtjen e identitetit shqiptar. 100 mijë arbëreshët e Italisë i paraprijnë këtij kontributi. Shqipëria, Kuvendi dhe Qeveria u jemi atyre borxhllinj. Kontributet e tyre janë një mësim i madh për ne, për të shumëfishuar përpjekjet dhe burimet për bashkëpunimin me Diasporën dhe lehtësimin e kontributitt të saj për zhvillimin e vendit.  Kjo do të mundësohet jo vetëm me legjislacionin dhe institucionet e reja që kemi ngritur dhe burimet e mobilizuara, por nëpërmjet përkushtimit më të madh kombëtar e njerëzor”- vuri në dukje kryeparlamentari Gramoz Ruçi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?