Ruçi kritika ministrave: Mos u fshihni pas kryeministrit, Rama i mbron

Shqetësimi kryesor i Ruçit ka qënë qeverisja me aksion pasi qeverisja bëhet me qeverisje jo me aksion.

Problem më i madh për Ruçin është fakti që në burg po futen konsumatorët por hajdutët e vërtetë po lihen jashtë.

Ruçi:  Unë nuk isha në gjendje të dalloja ku fillon dhe ku mbaron ministri nga kryeministri. Zotërinj ministra kur vini këtu në parlament duhet të mendoni se nuk jeni kryeministër por vini për të dhënë llogari dhe jo të fshiheni pas thirrjes që ju bëri kryeministri, dhe dëgjova ministrin e Brendshëm dhe atë të Energjisë që janë përfshirë në aksion. Qeverisja nuk bëhet me aksion, qeverisja bëhet me qeverisje çdo ditë. Çfarë dua të them me këtë? E morët fjalën folët nga 15 minuta. Zotërinj, para së gjithash sistemi    energjitik vuan për drejtim, vuan nga keqmenaxhimi, vuan për administrim. Janë 2252 elektriçistë, ca mendoni se këto lidhje të jashtëligjshme nuk i kanë bërë këta? Absolutisht që i kanë bërë këta. Po çfarë mendoni se po bëjmë, po zëmë hajdutët duke lënë hajdutët që po shkaktojnë këtë humbje. Kjo është reforma që duhet të bëjë sitemi. Sikur një lidhje të paligjshmë të zënë këtë, do kemi 2252 lidhje të jashtëligjshmë cdo ditë. Keni mbi 600 e ca faturista, sikur një në ditë do të kishim 600 e ca deponime, asnjë nuk kemi, as nga elektriçistat as nga faturistat.

Rama: Duke e falenderuar kryetarin e grupit për nxitjen e mëtejshme të këtij diskutimi, që na ndihmon të shpjegojmë mësë miri për publikun gjithçka që po bëjmë dhe duke e miratuar atë që tha se është me fort rëndësi që t’i shfrytëzojmë këto seanca edhe për interprelanca edhe për diskutime që na ndihmojnë për të përcjellë vizionin dhe problemet që me të cilat përballemi tek publiku, gjë e cila në mungesë  të opozitës është më e vështirë, dua të shpreh gjithë vlerësimin tim më të lartë për punën e shkëlqyër të ministrit të Energjisë, ministrit të Brendshëm, ministrit të Mirëqeniës Sociale, të Ministrit të Ekonomisë dhe të gjithë grupit që duhet të jenë sot krenarë që ja kemi dalë ta vendosim këtë proces në atë rrugë që nuk është më rruga pa fund e 20 viteve, po është rruga që ka stacion dhe ka një mbërritje të sigurtë dhe të suksesshme, jo për qeverinë, por për mbarë vendin tonë.

SHKARKO APP