Rudina Hajdari bën rianëtarësimin në PD: Është koha për bashkim nëse duam pushtetin

Rudina Hajdari rikthehet te PD-ka dhe sot ka bërë rianëtarësimin. “Unë nuk jam larguar asnjëherë në fakt, sepse u përjashtova, duke qenë se mbajta mandatin. PD-ja ka qenë gjithmonë pjesë e familjes sime, kam një trashëgimi me të. Por ndihem e shqetësuar për të ardhmen e saj”.

Po ashtu Hajdari thotë se përgjegjës për situatën në PD është edhe Sali Berisha, edhe pse sot është rikthyer krah tij në parti. “Berisha ka pasur gjithmonë rol në PD. Nëse do të kishte bërë presion që të mos merreshin vendimet që u morën, ato nuk do të ishin marrë. Kështu që mendoj se edhe ai është përgjegjës. Ky është momenti më i rëndësishëm që të gjithë ata që kanë dhënë kontribut të rikthehen nëse duan që PD-ja të rimarrë pushtetin”.

Si e shkolluar në Amerikë, në ”A2cnn” Hajdari u pyet edhe për faktin se Sali Berisha është shpallur ”non-grata” nga SHBA, dhe nëse ndikon kjo gjë tek ajo.

“Ky është fakt, por kjo nuk do të thotë se ai nuk ka mbështetje në PD. Kjo nuk duhet të lidhet me fatin e PD-në, përkundrazi, duhet që ne ta shikojmë këtë moment si moment ringritje, riformimi dhe të mblidhemi si grup. Ndryshimet që ndodhën në statut janë të shëndetshme. I jep pushtetin anëtarësisë dhe ia heq kryetarit”.

SHKARKO APP