Rudina Hajdari braktis pa shpjegime mbledhjen e Këshillit Politik: Nuk ia vlente të qëndroja më
Aktualitet E Mërkurë, 29 Korrik 2020 19:20
Përfaqësuesja e opozitës parlamentare në Këshillin Politik, Rudina Hajdari ka braktisur mbledhjen e Këshillit Politik pa dhënë shpjegime.
Mësohet se Rudina Hajdari ka thënë pas daljes se ”Nuk ia vlente të qëndroja më”.
Nuk dihet se pse ka ardhur kjo braktisje dhe ky reagim nga Rudina Hajdari por mbledhja e Këshillit Politik vijon teksa PD tashmë ka propozuar amendamentin për hapjen e listave 100%.