Rudina Hajdari deklaroi se e kanë kërcënuar, flet Halit Valteri: Jemi përpjekur ta shuajmë…

Deputetja Rudina Hajdari tha sot në Kuvend, se ajo është kërcënuar në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Për këtë ka folur edhe deputeti, Halit Valteri. Për FaxNews, Valteri shprehet se ka 10 ditë që deputetja Rudina Hajdari është kërcënuar.

Gjithashtu, deputeti thekson se nuk ka nevojë për masa dhe të mos bëhet më e madhe.

“Jam vënë në dijeni për ngjarjen në cilësinë nënkryetarit të grupit parlamentar demokrat. Në çdo grup pune, lindin mos marrëveshje për shak të punës. Rudina Hajdari ka 10 ditë që është kërcënuar. 

Nuk dua ta komentoj, ja lë të gjithë këtë sqarim Hajdarit, i jep vetë shpjegimin e ngjarjes. Por e bën pis kostumin e deputetit.

Këtu merren masa, ka njerëz që merren me sigurinë, por nuk besoj se ka nevojë për masa dhe të mos bëhet më e madhe. Dhe ky nuk është i vetmi incident, pasi kemi parë njerëz që kanë bërë veprime më të turpshme. 

Deputetja Rudina Hajdari tha sot në Kuvend, se ajo është kërcënuar në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Ajo iu drejtua kryeparlamentarit Gramoz Ruçi që të marrë masa urgjente, pasi persona të caktuar i kanë shkuar në zyrë dhe e kanë kërcënuar.

SHKARKO APP