Rudina Hajdari e kërkon datën e zgjedhjeve nga qytetarët, sondazh në facebook para takimit me Metën

Një ditë pasi mori në dorëzim ftesën e presidentit Ilir Meta për të marrë pjesë në konsultimet për caktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare 2021, deputetja Rudina Hajdari nuk ka humbur kohë.

Para se të takohet me Kreun e Shtetit në 4 shtator, Hajdari ka nisur një konsultim paraprak me ndjekësit e saj në rrjetet sociale ku u kërkon mendim se cila do të ishte një datë e përshtatshme për zgjedhjet mes periudhës 15 prill-15 Maj.

“Cilën datë mes 15 prillit dhe 15 majit gjykoni si më të përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare?”, shprehet Hajdari.

Një ditë më parë presidenti Ilir Meta u kërkoi partive politike që të nisin konsultimet për caktimin e ditës kur shqiptarët do të votojnë për qeverinë që do t’i drejtojë në 4 vitet e ardhshme.

Letra i ka mbërritur kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla edhe kreut të PD-së, Lulzim Basha.

SHKARKO APP