Rudina Hajdari i futet punës në Gramsh: Ndihmova në përpunimin e djathit kaçkavall (VIDEO)
Deputetja Rudina Hajdari, njëkohësisht edhe kandidate e subjektit politik ”Nisma Thurje” në qarkun e Elbasanit, prej ditësh po zhvillon takime me banorët në disa zona të këtij qarku. Ajo ka surprizuar ndjekësit e saj, pasi është shfaqur në një baxho në qytetin e Gramshit me disa zonja, duke i ndihmuar në përgatitjet e djathit kaçkavall.
“Sot në Gramsh pata kënaqësinë të ndihmoja zonjat e nderuara për përgatitjen e djathit kaçkavall në një nga baxhot më cilësore që ka Shqipëria.
Nuk do lodhem së përsërituri se këto janë modelet që duhet të promovojmë e ndihmojmë të lulëzojnë. Biznese të ndershme, të cilat ndihmojnë zonën duke mbledhur qumështin e i shërbejnë qytetarëve produktin më të mirë.
Shteti duhet të jetë shërbëtor i tyre e jo i krimit të organizuar. E ardhmja i takon njerëzve të ndershëm e punëtorë”, thotë Hajdari.