Rudina Hajdari krah Berishës: Bashkohuni në protestën e 7 korrikut! Koha të reagojmë
E rikthyer te demokratët dhe krah Berishës, anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Rudina Hajdari u bën thirrje qytetarëve shqiptarë që të reagojnë kundër arrogancës së pushtetit, siç e quan ajo. Ajo fton të gjithë që të marrin pjesë në protestën që pritet të mbahet më 7 korrik.
“Ka ardhur koha të mbështesim njëri tjetrin dhe ta gjejmë fuqinë e ndryshimit te bashkimi. Kudo shkoj në Shqipëri takoj njerëz të cilët më flasin për problemet e pafundme që kanë e për shurdhërinë e veshëve të pushtetit për ti zgjidhur ato.
Ka ardhur koha të flasim më fort e të reagojmë të gjithë bashkë. Ka ardhur koha të mbështesim njëri tjetrin dhe ta gjejmë fuqinë e ndryshimit te bashkimi. Protesta është një mjeti më i mirë për këtë qëllim, për të treguar se jemi shumë e nuk jemi dakord me mënyrën se si Edi Rama po qeveris e po e trajton vendin si çiflig personal.
Ndaj ju ftoj që në 7 korrik të jemi sa më shumë në shesh për të treguar forcën e njerëzve të thjeshtë përballë arrogancës së pushtetit”.