Rudina Hajdari kujton Çadrën: Ndoshta nuk arritëm të rrëzojmë ‘bustin’, por…
Me rastin e 27-vjetorit të rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha, vajza e Azem Hajdarit dhe deputetja e PD, Rudina Hajdari është kthyer një vit mbrapa duke kujtuar protestën PD në çadrën e ngritur para Kryeministrisë. Përmes një statusi në Facebook, Rudina Hajdari thotë se mbase nuk u arrit te rrëzohej ‘busti’ ose muret e propagandës dhe fasadës si në 20 shkurt, por kjo kauzë është akoma e gjallë.
Statusi i plotë:
Një vitë më parë. Eksperience emocionale për të gjithë ata qytetarë që u angazhuan ne këtë akt solem të ushtrimimit të fjalës së lirë që ringjalli shpresën për një Shqipëri Evropriane.
Kjo kryengritje qytetare, paqësore, unikale në llojin e saj zgjati plot 90 ditë. Gjatë këtyre ditëve u bashkuan akademike, intelektualë, artistë, gazetarë, studente, fëmije, të përndjekurit politikë, anëtare të shoqerise civile dhe qytetare të thjeshtë pa ndasi politike, për të fituar kauzën mëtë drejtë të demokracise- atë të garantimit të zgjedhjeve të lira për sovranin.
Urime për rezistencën dhe kurajon tuaj. Ndoshta ne nuk arritëm te rrëzonim ‘bustin’ ose muret e propagandës dhe fasadës si në 20 shkurt, por kjo kauzë është akoma e gjallë. Jam e sigurt që akoma kemi mbështetjen e popullit ne kete beteje e cila vazhdon me guximin për të ndryshuar këtë realitet të trishtë që po varfëron, skllavëron dhe boshatis Shqipërinë nga njerzit e ndershëm.
“Suksesi nuk është perfundimtar, deshtimi nuk është fatal, ajo që ka rëndësi është kurajo për të vazhduar” W.Churchill.
KOHA JONË SONDAZH

