Rudina Hajdari kujton të atin në 22 vjetorin e vdekjes. Ja premtimi që i bën
Me një mesazh prekës, deputetja Rudina Hajdari ka kujtuar sot, të atin, Azem Hajdarin, ne 22-vjetorin e vdekjes së tij.
Me një shënim ne faqen e saj në Facebook, Rudina shkruan se ai është me të kur zgjohet dhe çdo moment. “Shpesh e ndiej sikur me thua si dikur pasuria e gjithë botës është në duart e tua kur je njeri i lirë dhe i ndershëm”- shkruan ajo.
Në fund ka dhe një premtim. “Më ka marrë malli, por të ndiej përditë, sepse mundohem të eci në hapat e tua.
Në hapat e një njeriu që kurrë nuk e tregtoi lirinë.
Do eci, ta premtoj!”- shkruan ajo.
Mesazhi i Rudina Hajdarit
Babi, 22 vite pa ty pranë fizikisht jane shumë. Por ti je me mua përditë.
Je me mua kur zgjohem dhe shpesh e ndiej sikur me thua si dikur pasuria e gjithë botës është në duart e tua kur je njeri i lirë dhe i ndershëm.
Je me mua kur luftoj, e ndiej fuqinë tënde që më motivon dhe më shtyn të fitoj.
Je me mua kur takoj mijëra shqiptarë të cilët ende sot mbas 22 vitesh të kujtojnë sikur të kishin takuar dje.
Je me mua kur më jep forcën të ndjek rrugën tënde. Rrugën e drejtësisë, rrugën e lirisë, rrugën e njerëzve të lirë.
Më ka marrë malli, por të ndiej përditë, sepse mundohem të eci në hapat e tua.
Në hapat e një njeriu që kurrë nuk e tregtoi lirinë.
Do eci, ta premtoj!