Rudina Hajdari kundër Komisionit hetimor për Presidentin Meta

Grupi parlamentar demokrat i drejtuar nga Rudina Hajdari, del kundër ngritjes së komisionit hetimor për Presidentin Ilir Meta. Në një prononcim për median, Hajdari u shpreh se vendi nuk ka Gjykatë Kushtetuese.

“Unë propozova shtyrjen e komisionit hetimor meqë nuk kemi një Gjykatë Kushtetuese. Nuk është koha e duhur. Nga ana proceduriale nuk e ndaloj dot sepse është kërkesë e 55 deputetëve të maxhorancës por ne nuk kemi pse të nxitohemi. Nëse presidenti ka shkelur Kushtetutën mund të vërtetohet në një moment më normal”.

Gjithashtu grupi parlamentar demokrat ka kërkuar dhe tërheqjen nga diskutimi në seancën e 8 korrikut në Kuvend. “Ne do të shikojmë më tej si do të vijojnë hapat por sa i takon seancës kemi kërkuar të tërhiqemi nga diskutimi sepse nuk mendojmë që është në favor të asnjeriu për të pështjelluar situatën dhe tensionuar akoma këtë konflikt”. Hajdari tha se konflikti ishte personal dhe kërkoi shtyrjen e shqyrtimit të kërkesës për ngritjen e komisionit hetimor.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?