Rudina Hajdari lë postin si kryetare e…

Deputetja Rudina Hajdari propozon për kryetar të Komisionit të Integrimit, Halit Valterin, pasi u vetëlargua nga ky post. Përmes një kërkesë drejtuar kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, që mban datën e 26 shkurtit 2020, Rudina Hajdari, kryetarja e grupit parlamentar ”Demokrat” kërkon ndryshime edhe në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik dhe në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese. Kërkohet shkarkimi i Fationa Dhimitrit nga drejtimi i Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik dhe në vend të saj të emërohet deputeti Halil Jakimi. Gjithashtu me lëvizjen e Valterit i propozuar si kryetar i Komisionit të Integrimit, vendin e tij të nënkryetarit në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese ta zërë deputeti Arlind Cacani.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?