Rudina Hajdari: Mora garanci nga PS-ja që listat do të hapen 100%

Rudina Hajdari u shpreh në përfundim të mbledhjes së Këshillit Politik se mori garanci nga PS-ja që listat do të hapen 100%.

“Pavarësisht një procesi goxha të gjatë këtu në këshillin politik, të gjithë jemi të lodhur, por qytetari po triumfon. Zëri i qyteatrëve do të dëgjohet, ne do të shkojmë drejt ndryshimeve kushtetuese. Edhe pse jemi lodhur, edhe pse ka pasur tone të larta mashkullore, i kam duruar me një qëndrim, për të garantuar të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur. Në këtë mbledhje morëm garanci, që shumica duhet të kuptojë, që listat do të hapen 100%, kjo garanci u dha sot. Pas ndryshimeve kushtuese jam e hapur për të bashkëpunuar me PD-në për të amenduar Kodin Zgjedhor për hapjen e listave 100%. Cdo standard që garanton këtë drejtë, edhe koalicionet, që prekim një standard që përkon me vendet e BE-së, por edhe një standard që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme. 30 Korriku është mënyra më e drejtë për të garantuar atë që kemi kërkuar”, tha Rudina Hajdari.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?