Rudina Hajdari pas kërcënimeve: Jam pak më e qetë, hyrja e Kryesisë e pasigurtë

Deputetja, Rudina Hajdari, thotë se ndihet më e qetë pas masave shtesë të mbrojtjes ndaj saj.

E ftuar në RTV Ora, Hajdari teksa komentoi deklaratën e saj se është kërcënuar me jetë tha se hyrja e Kryesisë së Kuvendit është e pasigurtë.

Rudina Hajdari: Jam pak më e qetë. Thirrja nuk ishte vetëm për mua por gjithë stafin e Kryesisë së Kuvendit.Hyrja e Kryesisë ka nevojë për pak më shumë siguri. Parlamenti është më i siguruar, ndërsa ambjentet e Kryesisë nuk janë aq të siguruara.

Sa i takon përçarjes së grupit parlamentar Demokrat dhe betejës së saj me Korab Litën se kush do të jetë kryetari, Hajdari tha se ai debat mund të ishte evituar.

Rudina Hajdari: Ishte debat i panevojshëm, mund të ishte anashkaluar. Duke respektuar dëshirën e tij e trajtuam si çështje.Gjatë asaj kohe kishte një insistim të padrejtë dhe më vonë ndoqëm rrugën institucionale. Pata dhe mbështetjen e deputetëve jashtë grupeve parlamentare që bëri dhe zgjidhjen e çështjes më të thjeshtë.

Erl Murati: Një lloj mospërputhje qëndrimesh dhe veprimesh ishte e pritshme.Janë një trupë deputetësh pa një kryetar të zgjedhur sipas procedurave normale. Vinë nga disa parti. Të gjithë kanë thyer urdhrin politik të forumeve të partisë për të mos hyrë në parlament.

SHKARKO APP