Rudina Hajdari pyetet nëse do krijojë parti të re, ja përgjigja e saj

Një nga draftet që u diskutua sot në Komisionin e Reformës Zgjedhore, është edhe ai që do parashikojë burgosjen e personave që shesin e blejnë votën.

Sipas deputetes në Kuvendin e Shqipërisë, Rudina Hajdari, “çdokush që tenton të vjedhë votën jo thjesht do ndiqet penalisht por do gjehet mekanizmi që ai të shkojë në burg, kjo do ngreje llogaridhënien. Ky takim ishte për të shqyrtuar këtë keekesë që ka ardhur nga BE që ne të ndëshkojmë ata që abuzojnë me shit-blerjen e votës”.

E pyetur për deklaratat e dhëna më parë nga vetë ajo, se ka dyshime që mund të ketë një marrëveshje që po diskutohet me dyer të mbyllura mes PS e PD për reformën zgjedhore, Hajdari tha se i referohet të shkuarës.

“Memoria politikae na tregon qartë se kjo ka ndoshur, i referohem 2008, 2017, ajo që po kërkoj është të kemi një reformë të hallkave zgjedhore në mënyrë transparente e ky proces të mos bëhet për dy partitë kryesore, të bëhen për të gjitha subjekte që do hyjnë në garë”.

Ndërsa kur u pyet nëse në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do garojë nën siglën e ndonjë subjekti politik aktual apo me parti të re, Hajdari nuk konfirmoi asgjë, por u shpreh se “e rëndësishme është të krijojmë kushtet për të gjithë jo për Rudinën”.

SHKARKO APP